Mandatari për kryeministër: Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet

Mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti pasi mori dekretin nga presidenti i vendit, ka thënë se legjitimi i institucioneve ekzekutive të Kosovës, përmes votimit të Qeverisë se re, do të ndodhë në mënyrë demokratike përmes votës së përfaqësuesve të popullit në Kuvend.

“Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cënohet, përkundrazi, ajo do të respektohet e lartësohet”, ka thënë Hoti.

Qeveria e re Kosovës e përbërë nga LDK-AAK-Nisma dhe AKR pritet të votohet të shtunën në Kuvendit e Kosovës. LDK-ja i ka dorëzu në Kuvend 61 nënshkrime që të shtunën në orën 13 të thirret séance e jashtëzakonshme. /Ballkani.info/