Manchester United frikësohet nga interesimi i Barcelonës, i ofron rinovimin Lindelofit

Merkato për blerjen e lojtarëve është e mbyllur për Manchester United ndërsa deri më 2 shtator ekziston ende rreziku i largimit të lojtarëve, siç është rasti i Victor Lindelof, që kërkohet nga Barcelona.

Drejtuesit po lëvizin me shpejtësi për të “blinduar” 25-vjeçarin, të cilit i skadon kontrata në vitin 2021, duke i ofruar rinovimin për 3 sezone të tjera dhe me pagë pothuajse të dyfishuar.

150 mijë paundë në javë është oferta për Lindelof, i cili shihet si partneri ideal i Maguire në mbrojtje dhe drejtuesit mendojnë se me një ofertë të tillë fundi do të jetë pozitiv për të gjitha palët.

loading…