Manchester City pas Koulibalyt

Manchester City do të synojë përforcimin e repartit të mbrojtjes në afatin kalimtar të verës të vitit 2020.

Mediet në Angli raportojnë se kampionët në fuqi të Premierligës, janë vënë pas mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Reprezentuesi i Senegalit ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023, dhe mbetet një nga pikat më të forta të skuadrës së Carlo Ancelottit.

Interesimi nga Premierliga nuk është risi për Koulibaly, i cili në të kaluarën ka qenë edhe në shënjestër të Manchester United.

28 vjeçari te Napoli është transferuar në vitin 2014 nga belgët e Genk.

loading…