Manchester City ka arritur fitore të lehtë përballë Fulhamit në udhëtim, derisa skuadra e Guardiolës triumfoi 0-2.
City e filloi furishëm ndeshjen me presion të lartë, gjersa londinezët kishin probleme të kalojnë gjysmëfushën e tyre.
Një gabim në mbrojtje te Fulhami ndikoi që “Citizens” të gjejnë avantazhin që në minutën e 5-të, me Bernardo Silvan që goditi saktë me të majtën pak metra jashtë zonës.
Për të shkuar në dhomat e zhveshjes me epërsi komode mendoi sulmuesi kryesor i Manchester Cityt, Sergio Aguero që në minutën e 27-të shfrytëzoi një tjetër gabim të mbrojtjes së Fulhamit.
Në pjesën e dytë City menaxhoi ndeshjen duke qarkulluar topin ndërsa Kyle Walker iu afru golit në minutën e 80-të por shtylla ia mohoi gëzimin.
Manchester City pas këtij triumfi rikthehet në krye të tabelës në Premier Ligë me 77 pikë, 1 më shumë se Liverpooli që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon nesër në shtëpi ndaj Tottenhamit.
https://www.youtube.com/watch?v=6owR3oTCizg







