Manastiri s’e ndalë dot rrugën, nesër shtrohet asfalti në segmentin e parë Deçan-Plavë

Komuna e Deçanit ka njoftuar se nesër, ditë e martë, do të bëhet asfaltimi i segmentit të parë të rrugës Deçan–Plavë (Mali i Zi).

Paraprakisht, kryetari i Bashkim Ramosaj, pret në takim Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Në orën 14:30 nis asfaltimi i segmentit të parë të rrugës Deçan–Plavë, shkruan Ballkani.info.

Vlen të theksohet se kjo rrugë është e nivelit Nacional e cila rritë Zhvillimin Ekonomik të Komunës së Deçanit.

Ndërtimi i kësaj rruge po kundërshtohet nga Manastiri i Deçanit, mirëpo punimet nuk janë dalë asnjëherë, sepse kjo rrugë është shumë e rëndësishme jo vetëm për Deçanin, por për të gjithë Kosovën. /Ballkani.info/