Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë, mirëpo qëllimet e manastireve në Kosovë duket se kanë marr kahje tjetër nga ajo që do të duhej të bënin.

Të paktën në Banjskë e Graçanicë manastiret janë shndërruar në vende ku zhvillohen veprimtari ilegale e terroriste.

Dinari qarkullon lirshëm, u kryen blerje e madje nga euro në dinarë, KIKS Kosova me lehtësi e bëri konvertimin në Manastirin e Graçanicës.

Pasi ekipi misionin e parë e kreu me sukses, pra konvertimin e euros në dinarë, atëherë radha ishte që të kuptonin a po qarkullon kjo kartëmonedhë.

Stacioni i parë ishte një barnatore.

Paracetamolët u morën e madje ekipi as nuk u pyet nga punëtorja se a kamë euro, por pati prej atyre që thanë se nuk guxojnë ta marrin pasi është ilegale.

Destinacioni i radhës ishte minimarketi.

Pas tentimit në market, ekipi i KIKS Kosova vazhdoi te kafeneja e cila ndodhet jo larg qendrës së qytetit. Edhe pse punëtori i kafenesë tha që është ilegale, dinarin e futi në xhep, pasi ua përgatiti një ekspreso.

Jo larg Prishtinës, u pa që bizneset në Graçanicë po kryejnë veprimtari ilegale. Ekipi i mori dinarët, bleu paracetamol e kafe pa pikë problem, në pikë të ditës.

Kujtojmë se me vendim të Qeverisë së Kosovës, dinari serb u ndalua për qarkullim brenda Republikës së Kosovës.