Në një postim në rrjetin social Twitter, Manastiri i Deçanit ka shpërndarë fjalët e shkruara në librin e mbresave nga atëherë zëvendëpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në vitin 2009 në Kosovë.

“Në mesin e vizitorëve të shumtë ndërkombëtarë në manastirin e Deçanit ishte edhe presidenti aktual i ShBA-së, Joe Biden, i cili vizitoi këtë manastir në vitin 2009. Fjalët e tij në librin tonë të përshtypjeve përfaqësojnë një dëshmi të qëndrueshme të respektit të sinqertë dhe na japin një inkurajim të fortë”, shkruan postimi nga Manastiri i Deçanit.

Among many international visitors to Visoki Dečani Monastery was the current US President Joe Biden who visited the #Monastery in 2009. His words in our book of impressions represent a lasting testimony of sincere respect and give us a strong encouragement (transcript follows)🔽 pic.twitter.com/OxXT02OGRT

— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) October 31, 2021

“At, faleminderit që më lejove të kthehem në një vendndoshje kaq të bukur. Ju dhe vëllezërit tuaj jeni simbol i asaj që i nevojitet Kosovës. Ju na jepni besim dhe shpresë se dita e sotme shënon një ndryshim thelbësor në rajon”, kishte shkruar vetë Joe Biden.

“Guximi dhe trimëria juaj në kohën e luftës ishte si Krishti dhe shumë e admiruar. Miku juaj Joe Biden”, përfundon shkrimi.

“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i një shoqërie shumë-entike”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

“Trashëgimia e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota, prandaj i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili është vonuar për një kohë të gjatë, sepse sundimi i ligji do të thotë trajtim i barabartë për të gjithë”, ka shkruar më tej.

Tolerance and mutual respect are the essence of multiethnic society.

The #Serbian #Orthodox #Church heritage in #Kosovo must be protected and enjoy full rights.

I thus urge Kosovo govt to implement the long overdue CC judgment as the rule of law means equal treatment of all. pic.twitter.com/5JZjZfTLBf

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) October 31, 2021

Sipas saj, “Manastiri i Deçanit duhet të jetë një vend që bashkon të gjithë qytetarët e Kosovës dhe zvogëlon hendekun mes komuniteteve të saj, sepse Manastiri i Deçanit dhe At Sava mund të luajnë një rol konstruktiv në dialogun social#.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pesë vite më parë kishte marrë vendim që manastirit të Deçanit t’i njohë pronësinë e 24 hektarëve tokë

Mirëpo, ky vendim ka hasur në kundërshti me komunën e Deçanit si dhe ka ngjallur protesta të shumta qytetare.

Ndërkaq, edhe Shkodran Imeraj, nënkryetar i Shoqatës së historianëve të Kosovës, këtë vendim të Kushtetueses e kishte kundërshtuar

“Kuvendi i Serbisë në vitin 1997 ia ka dhuruar këtë tokë manastirit. Pas luftës, në vitin 2002 është nënshkruar një marrëveshje me UNMIK-un. Mbi këtë dokument janë marrë edhe vendime të tjera, ndërsa tani ato konfirmohen nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi është në kundërshtim me Planin e Ahtisarit, ndaj duhet të anulohet”, kishte deklaruar ai.