Manchester City mund të blejë Raphael Guerreiron e Borussia Dortmund në merkaton e verës.
Sipas një raporti të France Football, Citizens duan të shfrytëzojnë situatën e mbrojtësit të majtë, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.
Dortmund do të jetë i detyruar ta shesë që këtë verë për të mos rrezikuar që ta humbasë me parametra zero në vitin 2020.
Klubi gjerman do të kishte dëshirë ta mbante më gjatë portugezin, por kjo nuk është vetëm në dorën e tyre.
Man City thuhet të ketë ofruar 30 milionë euro për lojtarin, por nuk është klubi i vetëm që interesohet për të.
Ai është një lojtar që mund të luajë në disa pozicione të krahut të majtë dhe do të ishte një përforcim i denjë për çdo klub.







