Man City i kthehet fitores në Ligën Premier, triumfon ndaj Crystal Palace VIDEO

Manchester City ka fituar në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola i është kthyer fitores në kampionat dhe tani vazhdon ndjekjen ndaj liderit, Liverpoolit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Megjithatë, për ta parë golin e parë në ndeshje u desh të presim 39-të minuta, kur Gabriel Jesus shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Bernardo Silva.

Në minutën e 42-të në skenë doli David Silva, i cili shënoi për 2-0 pas një asistimi të bukur nga ana e Raheem Sterling.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte City, i cili krijoi më shumë raste, dominoi me posedim të topit dhe në qarkullimin e lojës.

Por, edhe përkundër rasteve të shumta nga Raheem Sterling (52′, 88′) dhe Kevin de Bruyne (81′), portat mbeten të paprekura dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e dytë me 19 pikë apo pesë më pak se Liverpooli, ndërsa Crystali renditet i gjashtë më 14 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët e presin Aston Villan, ndërsa Palace udhëton te Arsenali.

loading…