Man City

Man City e deklason Sportingun

Manchester City e ka deklasuar Sporting Lisbonën në udhëtim duke e mposhtur me rezultat 0:5, në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Mysafirët e kryen punën qysh në pjesë të parë, duke realizuar plot katër herë në portën e vendasve, shkruan Gazeta Express.

Ishte Riyad Mahrez i cili realizoi në minutën e shtatë të ndeshjes, pas asistit nga De Bruyne, kurse 10 minuta më pas Bernardo Silva e dyfishoi epërsinë me një gol të bukur.

Phil Foden e shënoi golin e tretë për “Citizens” në minutën e 32-të, para se Bernardo Silva të realizonte sërish tre minuta para fundit të pjesës së parë.

Ne të dytën u shënua edhe një gol. Ishte Raheem Sterling i cili realizoi në minutën e 58-të, pas asisti nga Bernardo Silva.

Kështu, Manchester City ndeshjen e kthimit e pret me qetësi të madhe dhe do ta luajë sa për prestigj, pasi puna për kualifikim veçse është e përfunduar.