“Mami, jam e lumtur që fitove”: Meloni publikon mesazhin e së bijës 6-vjeçare

Georgia Meloni ka postuar në rrjetet sociale mesazhin që ka marrë nga vajza e saj 6-vjeçare, me të cilën ka treguar gëzimin, për faktin se partia që drejton nëna e saj ishte e para në zgjedhje.

“E dashur mami! Jam shumë e lumtur që fitove. Të dua shumë”, thuhet në postimin e saj në Facebook dhe citon mesazhin e shkruar me dorë të së bijës.

Në Itali, për herë të parë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore erdhi në pushtet një parti postfashiste.