Maltretuese: Studentëve të kolegjit Riinevst iu bë e mundur që provimet t’i përfundojnë me kollekfium, por më pas iu anuluan provimet për arsyje banale

Studentët iu nënshtrohen kollekfiumeve në kolegjin privat Riinvest.
Por kjo nuk pati asnjë efekt pasi që ky test u anulua për studentët e kompjuterikes, teksa arsyeja e kolegjit privat për anulim ishte se të gjithë studentet kaluan me arritshmëri shumë të lartë provimin, transmeton Ballkani.info.

Mirëpo studentët e këtij kolegji i thanë Ballkani.info, se kjo sipas tyre është arsye tejet banale, pasi që ata që japin leksione kompjuterike nuk janë në gjendje të përpunojnë një test-provim online në të cilin studentët mund të masin njohuritë e tyre në lëndët përkatëse.

Në adresën tonë kanë arritur edhe emailat e dërguar nga ky kolegj, teksa në drejtim të Ballkani.info u tha se në këtë kolegj ka ekspert të punësuar të cilët do duhej të dinin të formulonin një test online./Ballkani.info/