Bllokimi

Maltretimi i qytetarëve të Kosovës nga Serbia, reagon Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas maltretimit të qytetarëve nga Kosova që është duke iu bërë Serbia në pikat kufitare.

Von Cramon përmes një postimi në “X” ka shkruar se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten.

@ballkani.info

Kosovarëve të bllokuar nga Serbia në kufi shpërndahet ushqim nga mërgimtarët

♬ original sound – Ballkani.info

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lejoj qytetarët me pasaporta dhe letërnjoftim të Kosovës  që të kalojë kufirin e Batrovcit! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar ajo.

@ballkani.info Më shumë se 10 orë/ Rreth 300 kosovarë vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar nga serbët në kufi me Kroacinë. #kosovo #kuf #kroacia🇭🇷 #tiktok ♬ original sound – Ballkani.info

Ndryshe MPJD dhe MPB u kanë bërë thirrje sot qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, për shkak të tensionimit të sigurisë.