Maloku: S’ka asnjë fjalë që është përdorur në “It’s my home” e s’është përdorur në Kuvend

Gjatë emisionit “Pressing” të T7, mysafirët janë pyetur se “a ka ndonjë fjalë që është thënë në Kuvend e s’është përdorur në It’s my home”.

Drejtuesi i First Chanel, Valon Maloku, ka thënë se nuk ka asnjë fjalë që s’është përdorur në Kuvend e është përdorur në “It’s my home”.

“A ka a s’ka, nuk ka. Ckado që ka ndodhur në Kosovë, në tana institucionet, në tana mediat, në jetën e përditshme, në shkolla. Qikjo është që të thashë është bërë përzgjedhja kosovare… na përfaqëson edhe mirë bile”, tha Maloku.