Revoltohet ish- deputeti kosovar: Kriminela, lëshojeni mjekun nga burgu

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku i ka dalë në krahë mjekut nga Podujeva, i cili në pamjet e publikuara në media shihet teksa refuzon për t’i shërbyer një pacienti të shtyer në moshë.

Maloku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në shtetin e Sllovenisë nëse shkon për kontroll të mjeku pas orarit të punës, të thonë “Shko në EMERGJENCË! KRIMINELA”.

“Në Slloveni nëse shkon te mjeku pas orarit të punës të thonë:’Shko në EMERGJENCË! KRIMINELA”. Lëshone mjekun nga burgu dhe kompenzone për dëmin që ia keni bërë!”, ka shkruar Maloku.

Dje në media u publikua një video e një pulmologu nga Podujeva i cili duke ngritur zërin, refuzon t’i kryejë shërbime mjekësore ndaj një pacienti të moshuar.

Ndaj mjekut është iniciuar rast në Polici dhe është ndaluar në paraburgim për 48 orë. Aktualisht ai është duke u trajtuar në Emergjencë për shkak të gjendjes së rënduar psiqike dhe tensionit të lartë.