Një femër është sulmuar fizikisht nga motra e saj në Malishevë.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në Malishevë viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e saj e dyshuara femër kosovare.
Palët kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti në procedurë hetimore.







