Policia e Kosovës

Malishevë, djali e pengon babanë që ta sheh një pronë, më pas e ndjek dhe e aksidenton me veturë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Malishevë, e ku një person dyshohet se fillimisht e ka penguar babanë e tij që ta sheh një pronë, e më pas ka shkaktuar edhe aksident trafiku me veturë, duke e goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima pasi që ishte nisur në drejtim të stacionit policor për ta denoncuar të dyshuarin.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në  mbajtje.

“Malishevë 13.02.2024-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar viktimën mashkull kosovar-babanë e tij që të bëjë shitjen e një prone (të viktimës) duke dëmtuar pronën dhe po ashtu dyshohet se ka shkaktuar edhe aksident trafiku me veturë, duke e goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima pasi që ishte nisur në drejtim të stacionit policor për ta denoncuar të dyshuarin. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në  mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.