Ankesë

Malisheva “s’ia vetë letrat” ligjit për ndalimin e duhanit (VIDEO/FOTO)

Duhani është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë.

Nga hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, del se rreth 500 mijë njerëz në Kosovë, e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt.

Ndryshe nga data 22 maj e vitit 2013, Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi.

Vullneti i qytetarëve për ta zbatuar këtë ligj nuk ka munguar. Por, problemet me shkeljen e ligjit për kontrollin e duhanit nuk kanë të ndalur në të gjithë territorin e Kosovës.

E qytetarët e Komunës së Malishevës, shprehen shumë të idinjuar lidhur me këtë dukuri, pothuaj në secilin lokal të kësaj komune grumbullohen qytetarët të cilët konsumojnë duhan sikur me qenë ndonjë garë se kush konsumon më shumë duhan.

Kjo gjendje për jo-duhanëpirësit është e padurueshme të cilët thonë që në vazhdimësi thërrasin në numrin 08001100, por nuk shohin asnjë veprim konkret.

“Ligji për duhanin po mbetët veç në letër, se siç po shihet nuk ka asnjë shpresë në zbatueshmëri”-shton njëri nga qytetarët e Malishevës.

Ndërsa lidhur me inspektorët komunal, ata shprehen shumë të zhgënjyer saqë i akuzojnë për korrupsion.

“Inspektorët komunal sikur bëjnë sehir, pasi nuk iu rezistojnë dot qofteve bile edhe sallameve gati me afat të skaduar”-përfundojnë qytetarët.

Ballkani.info ka arritur të sigurojë fotografi dhe video, ku duhan-pirësit vërehen teksa konsumojnë duhan e në mes të lokalit figuron llogoja e cila paralajmëron që është e ndaluar pirja e duhanit./Ballkani.info/