Malisheva ia del, dikur kryesonte listën e të prekurve me koronavirus, tash asnjë rast aktiv!

Megjithatë situata pandemike në territorin e Komunës së Malishevës, vazhdon të monitorohet dhe menaxhohet nga shtabi komunal emergjent, në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK).

“Virusi vazhdon të jetë aktiv në territorin e vendit tonë, prandaj ne si shtab komunal, vazhdojmë t’ju bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe për zbatim të rekomandimeve të IKSHPK, për përdorimin e maskave, për mbajtje të higjienës dhe për shmangie të grumbullimeve të panevojshme të njerëzve, me qëllim të mospërhapjes së virusit korona”, ka thënë sonte, pas publikimit të rezultateve nga IKSHPK, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Gjendja me pandeminë covid-19, në Komunën e Malishevës, vazhdon të jetë kjo: 77 të prekur me covid-19, prej tyre 76 të shëruar, një person ka vdekur, kurse raste aktive janë zero.