Maliqi: Në veri nuk gjen njeri të interesuar për Asociacion, të gjithë duan ndarje

Politologu Agon Maliqi ka kritikuar marshin e djeshëm të FSK-së në jug të Mitrovicës.

Ajo ka thënë se një veprim i tillë shkon në favor të fuqizimit të rolit të KFOR-it në atë pjesë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se serbët në veri nuk e duan Asociacionin.

Sipas tij, ata e duan ndarjen e asaj pjese.

“Isha në veri pardje me gazetarë të huaj dhe ironia më e madhe e kësaj situate është se nuk janë vetëm militantët e pushtetit tonë të kënaqur me zhvillimet. Mund t’ju them me bindje se perceptimi i serbëve atje është se, përveç acarimit me prezencën e policisë dhe me arrestimet, rrethanat po shkojnë në favor të tyrin me çdo përshkallëzim që e fuqizon rolin e KFOR-it. Në veri nuk gjen njeri sinqerisht të interesuar për asociacion, i cili do të nënkuptonte integrim në Kosovë, por vetëm për ndarje, dhe ideja se asociacioni po shkon drejt dështimit përjetohet si njëfarë lehtësimi. “Serbët e çliruar prej bandave”, e të cilëve po u flitet në serbisht përmes media sociale, janë një produkt i imagjinatës së pushtetit si dikur “pošteni Albanci”.”, ka shkruar ai.

Marshimi i FSK-së në jug, sipas tij, rezultat përfundimtar ka Republikën e KFOR-it.

“Të tillë mund të ketë në jug por jo në veri. Nuk e di ku e ka fundin logjik kjo qasje por sikur jemi një shkallë pranë humbjes së ndonjë jete. Parakalimi i FSK-së në jug në rrethanat e sotme, njësoj si pozicionimi i ushtrisë serbe rreth kufirit, e kanë si rezultat përfundimtar veç Republikën e KFOR-it”, ka shkruara ai.