Analisti politik

Maliqi: Frika jonë nga Asociacioni, arma më e fortë e Beogradit

Analisti politik Agon Maliqi, tha se frika e palës kosovare nga Asociacioni është arma më e fortë e Beogradit.

“Beogradi e ka kuptuar një gjë që frika jonë ndaj Asociacionit është arma e tyne ma e fortë. Fakti që ne jemi nguju kaq fortë në këtë temë sikur kjo është dicka që ka me shkatërru Kosovën, mendoj se duhet të dalim nga kjo pengesë psikologjike dhe dalim menjëherë me draftin tonë tash në këtë moment”, tha Maliqi.

Fillimisht, Maliqi tha se duhet kuptuar një gjë që Beogradi nuk e do Asociacionin dhe se ai ka bërë gjithçka që të pengojë zbatimin

“Kjo është një pengesë dhe një barrë që ia kemi vënë ne vetes, ky kthimi i Asociacioni si një lloj kërcënimi ekzistencial i Kosovës. Duhet kuptuar një gjë, që Serbia në fakt Beogradi nuk e do Asociacionin. Beogradi ka bërë gjithçka me pengu zbatimin e marrëveshjes, por edhe nuk ka një interes shumë të madh mbi Asociacionin. Beogradi e synon ndarjen ose don me blloku procesin që me pritë një proces më të favorshëm pas 2-3 vitesh ose me e synu ndarjen dhe ky grupi terrorist që është fut këtu, tash e a ka bo Serbia a e kanë bo elementet, grupet ruse brenda Rusisë, cilido variantë që të jetë është të krijojë një realitet të ri që çon drejt ndarjes ose drejt një Asociacioni shumë të fortë”, tha Maliqi. /BetimipërDrejtësi