Agon Maliqi

Maliqi: “Bylbylët e regjimit të ri” ia kanë mësy t`i kapin institucionet dhe t`i shtypin mediat

Politologu Agon Maliqi ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti ndaj mediave.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se “bylbylët e regjimit të ri” ia kanë mësy të kapin çdo institucion dhe t`i shtypin mediat.

Sipas tij, ata Jetojnë në njëfarë bote paralele.

“U dhezën analistat sepse ju ka ndalu dinari. Me siguri kështu diçka mendojnë dhe sinqerisht besojnë bylbylët e regjimit të ri, që ia kanë mësy me e kapë çdo institucion dhe me i shtyp mediat. Jetojnë në njëfarë bote paralele ku vetëm ata e duan Kosovën dhe gjithandej ku lexojnë kritikë shohin armiq – jo të tyrët, por të shtetit! Mekanizëm i lehtë psikologjik për dështakun që me u ndi i vlefshëm dhe i dobishëm në jetë duke u fshehur prapa turmës dhe duke u mbështjellur me flamur. Njëkohësisht edhe simptomë universale e budallës dhe fanatikut”, ka shkruar Maliqi.

Ai ka paralajmëruar pasoja nga kjo qasje.

“Kish me qenë zbavitëse – skenar për ndonjë film të Coen Brothers – sikur kjo gjendje e hipnozës kolektive dhe e humbjes së kujtesës historike që na ka kaplu të mos kishte pasoja. Por është deri diku tragjike. Them deri diku tragjike, sepse në fund të fundit ndalesh dhe pajtohesh se ndoshta është edhe gjendje meritore e një moçali intelektual ku sundon provincialiteti. Veçanërisht provincialiteti i Prishtinës – kësaj metropolitankës urbane ku ksenofobia është cool dhe madje edhe mejnstrimi i shoqërisë civile është proto-fashist nën petkun anti-kolonial”, ka vlerësuar Maliqi.

VIDEO BONUS: Deni Hameli: Skiatorët të jenë të kujdesshëm, të mos skijojnë jashtë pistave të rregulluara të skive