Mali, ushtari i sapo lindur i familjes Haradinaj

Familja e madhe e heroike Haradinaj nga Gllogjani, po shtohet përditë e më shumë, duke u rritur e bërë ende më e madhe dhe e fuqishme.

Më i vogli mes vëllezërve Haradinaj, Vetoni, sapo është bërë me djalë, duke sjell shumë gëzim në familje.

Festa në familje ka nisur, e kjo shihet nga postimet që po lëshohen në rrjete sociale, ku reflektohet gëzimi i ardhjes së Malit në jetë.

“Edhe një ushtar në familjen tonë”, kështu shkruan edhe Luan Haradinaj në faqen e tij në Instagram.