Në Mal të Zi u konfirmuan sot në mëngjes dy raste të reja me Covid-19, duke çuar numrin e të prekurve në 290.

Të dyja rastet e reja janë nga Ulqini, sipas Institutit të Shëndetit Publik.

Sipas ekspertëve, numri i të prekurve me koronavirus në këtë vend pritet të rritet gjatë ditëve në vijim.