Mali i Zi “shuplakë” Serbisë: Do të votojmë që Kosova të anëtarësohet në Interpol

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq e ka shfaqur gëzimin për shkak të marrëdhenieve të mirë të Malit të Zi me vendet e rajonit.

Ai ka theksuar se marrëdheniet me fqinjtë janë shtylla të politikës së Jashtme.

Darmanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk do të merret me bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por pret që ato të vazhdojnë, transmeton Ballkani.info.

Ai gjithashtu ka thënë se Mali i Zi do të votojë që Kosova të anëtarësohet në Interpol, sepse “nuk ka arsye për ndryshim të vendimit”.

“Ne jemi miq me të dy palet, nuk dëshirojmë tensione politike në rajon, sepse po të ketë, ne, si vend i vogël, do të kishim pasoja”, ka thënë shefi i diplomacisë malazeze. /Ballkani.info/