Zgjidhja e re ligjore

Mali i Zi, gjoba deri në 2.000 euro për mosngritje gjatë himnit

“Gjoba ndaj personave fizik për mosngritje gjatë intonimit të himnit të Malit të Zi do të jetë nga 300 deri në 2.000 euro”, tha ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviç

Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme miratoi propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për simbolet shtetërore, me të cilin vendoset detyrimi i ngritjes së të pranishmëve gjatë intonimit të himnit të Malit të Zi, si dhe dënimin e duhur nëse shkelet kjo dispozitë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjoba ndaj personave fizik për mosngritje gjatë intonimit të himnit të Malit të Zi do të jetë nga 300 deri në 2.000 euro”, tha ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviç pas seancës së Qeverisë.

Zgjidhja e re ligjore parasheh detyrimin e komunave dhe institucioneve publike, themelues i të cilave është shteti ose komuna të theksojnë flamurin kombëtar.