Mali i Zi dënon Vlado Zmajeviqin për krime lufte në Zhegër të Gjilanit

Në gjyqin e parë për krime lufte në Mal të Zi pas disa vjetësh, ish ushtari i Ushtrisë Jugosllave Vlado Zmajevic u dënua me 14 vjet burg për vrasjen e katër civilëve shqiptarë në Kosovë në 1999.

Gjykata e Apelit e Malit të Zi, të mërkurën i vërtetoi dënim me 14 vjet burg ish-ushtarit Vlado Zmajevic për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.

Zmajevic, i cili ishte anëtar i forcave të Ushtrisë Jugosllave që luftonin në Kosovë, u shpall fajtor për vrasjen e katër civilëve shqiptarë në fshatin Zhegër afër Gjilanit gjatë luftës në 1999.

Zëdhënësja e Gjykatës së Apelit, Ivana Perovic u tha mediave se gjykimi i së mërkurës është i formës së prerë dhe nuk mund të apelohet.

Kryetari i trupit gjykues në gjykimin e shkallës së parë, Dragoje Jovovic, tha në qershor se provat e paraqitura nga dëshmitarët dëshmuan pa dyshim se ishin kryer krime lufte.

Ai tha që Zmajevic vet e pranoi këtë gjatë hetimit, megjithëse ai më vonë vazhdoi ta mohojë atë.

Por, avokatja e Zmajevic, Ljiljana Koldzic, tha se ajo ishte “tronditur” nga aktgjykimi sepse ajo besonte se klienti i saj ishte i dënuar pa asnjë provë.

Ljoro Markic, një avokat për familjet e viktimave, tha se dënimi me burg ishte i papërshtatshëm.

Zmajevic u arrestua nga policia malazeze në vitin 2016 në qytetin e Nikshiq.

Ky ishte një gjykim i rrallë i krimeve të luftës në Mal të Zi.

Sistemi gjyqësor i Malit të Zi ka trajtuar vetëm gjashtë raste deri më tani ëpr krime lufte. Shumica e tyre përfunduar me lirime në vitin 2013.