Makthi i kirurgjisë plastike të Jessica Simpson

Jessica Simpson ka zbuluar se ajo ishte shtruar në spital për nëntë ditë pasi u përball me një infeksion pas një dhimbje barku.

Këngëtarja, 39 vjeç, peshonte 48.5 kilogramë në 2015 pasi lindi dy fëmijë, por u turpërua thellë për shenjat në bark nga lindja dhe lëkurën e tepërt.

Jessica vendosi t’i nënshtrohej një operimi për pjesën e barkut, edhe pse mjeku i saj e këshilloi që të mos e bënte.

Mjeku i saj e thirri atë vetëm dy javë para operacionit dhe e këshilloi që të mos kryente ndërhyrjen.

“Ai ishte i drejtpërdrejtë,” tha ajo. “Kirurgu im plastik mund të më ketë aprovuar për operacionin brenda dy javësh, por ai jo.”

Mjeku i këngëtares paralajmëroi që ajo mund të vdiste, dhe shprehu shqetësimin për gjendjen e mëlçisë së saj.

“Mund të vdisni” i kishte thënë ai, duke e këshilluar më tej këngëtaren që të ndalonte gjithçka për tre muaj, përfshirë konsumimin e alkoolit dhe pilulave.

“Kirurgjia nuk ishte për humbje peshe. Kam peshuar 48 kilogramë kur kam planifikuar operacionin. Doja të shpëtoja nga të çarat në bark dhe lëkura e tepërt e mbetur nga shtatëzanitë e mia”, ka shkruar ajo në librin e saj të kujtimeve “Librin i hapur”

Ajo sheh tani sesi operacioni plastik nuk ishte përgjigjja për problemet e saj.