Banorët e fshatit Makresh që ndodhet në mes të Prishtinës dhe Gjilanit, janë ankuar për mungesë të energjisë elektrike dhe si shkak i saj, po braktiset fshati.

Në adresën e portalit Ballkani.info kanë ardhur një ankesë se 60 për qind e këtij fshati është pa energji elektrike, pasi që KEDS-i nuk po investon në rrjet dhe po ashtu pronarët  e parcelave i shesin ato pa elektrifikim fare.

“Nëse ka një arsyeje pse fshati Makresh po braktiset, ajo është energjia elektrike. Thuajse 60% e fshatit kanë probleme me energji elektrike. Krejt kjo vjen si pasojë e mos informimit të saktë se ku dhe prej kujt blehën këto parcela, pasi që vizitorëve u bëhen shpesh mashtrime. Atyre u shiten tokat ku ka mungesë të orëve të vendosura nga KEDS, të cilat janë krejt larg nga kyçja e rregullt”, ka thënë një qytetar. /Ballkani.info/