Makolli: Nuk do të ketë as asosiacion me kompetenca ekzekutive, as shkëmbim të territoreve

Ibrahim Makolli, kandidat për deputet në listën e LDK-së në #debatzgjedhor ka debatuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

“Është e qartë që në jemi në dialog teknik me Serbinë që nga viti 2013, dheështë e ditur që janë të nënshkruara shumë marrëveshje dhe disa nga to nuk pozbatohen nga pala serbe. Ky dialog që ka rifilluar në vitin që e lamë pas, kapër qëllim që në fund të ketë një marrëveshje, për njohje reciproke në mes tëdy vendeve” – u shpreh Makolli.

Tutje Makolli tha se “Pse mund te rezultoj një marrëveshje e suksesshme meSerbinë nga ky dialog!? E kemi edhe letrën e fundit të Presidentin Biden,poashtu edhe zotimet e BE-se për një marrëveshje të obligueshme për të dyjapalët. Në këtë kuadër nuk përfshihet as shkëmbimi i territoreve e asasosiacioni me komeptenca ekzekutive.”

“Asociacionin mund ta bëjmë në çdo moment në pajtim me Kushtetutën dhevendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, në fund të rrugës nëse për një aryse osetjetër nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë, atëherë të dyja vendet do tëvazhdojnë rrugën tonë, sepse nuk mund të bëhemi peng i tekeve të Serbisë.” përfundoi Makolli.

Ibrahim Makolli, ish-ministër i Diasporës, në këto zgjedhje garon për deputetme numër 34, në listën e LDK-së.