Makarona të pjekur me djathë të lëngshëm

Racion i shpejtë të cilin do ta adhuroni!

Kush nuk i do makaronat me djathë, por kur t’i shtoni salcë, kënaqësia është e garantuar.

Përbërësit:
– 200 g makarona;
– 2 lugë gjalpë;
– 30 g miell;
– një lugë e vogël mustardë;
– ½ luge salcë ;
– 2 filxhanë të vegjël qumësht me pak yndyrë;
– 15 g djathë;
– kripë;
– piper.

Përgatitja:
Furrën e shporetit nxeheni në 180 gradë Celsius dhe zieni makaronat sipas udhëzimit në paketim.

Ndërkohë, në tigan shkrini gjalpin.

Shtoi miellin, kripën, piperin, mustardën, salcën dhe përzieni në zjarr mesatarisht të lartë derisa të dendësohen.

Pastaj hiqni nga zjarri dhe shtoni qumështin.

Kthejeni në zjarr 1 minutë që salca të vlojë duke e përzier vazhdimisht.

Shtoni djathin dhe mbajeni në zjarr derisa djathi të shkrihet duke e përzier herë pas here.

Makaronat e kulluar përzieni me salcën, pastaj qiteni në një enë qeramike dhe futeni në furrë 20 minuta që të piqen.

loading…