Majori amerikan merr këtë mirënjohje nga imami i BIK-ut

Majori amerikan, Cory Van Sloten sot ka mbajtur një fjalim në xhaminë “Prof. dr. Bedri Kamberi”, në lagjen e Spitalit.

Fjalimi i tij nisi me “Selam Alejkum-Paqja qoftë mbi ju”. Majori amerikan ka bërë thirrje që të lutemi që partneriteti mes Kosovës e Amerikës të rritet edhe më shumë.

Ai në fjalimin e tij e ka çmuar lirinë fetare në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Pas fjalimit të tij, Imami i xhamisë, Labinot Maliqi i ka dhuruar majorit të IOWA-së një mirënjohje vlerësimi për punën e bërë në Kosovë. /Indeksonline/

No description available.