Majmuni tenton të “rrëmbejë” vogëlushen, një banor ndërhyn dhe …(Video)

Një vajzë e vogël, ishte e ulur në pragun e shtëpisë, së bashku me mamanë dhe dy motrat e saj.

Por papritmas, në mënyrë të furishme, një majmun vjen dhe e tërheq prej fustani, për ta “rrëmbyer”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tanjungsari, të Indonezisë, dhe i gjithë momenti është filmuar.

Vajza ishte e ulur pranë derës së shtëpisë, me mamanë dhe dy motrat, ndërkohë që majmuni vjen dhe e tërheq me forcë nga fustani, duke e zhvendosur vogëlushen disa metra më tutje.

Majmuni nuk do ta ndalte “rrëmbimin” e tij, nëse një burrë aty pranë të mos ndërhynte dhe ta trembte atë. Më pas, pasi majmuni ishte larguar, vogëlushja shikohet duke qarë teksa shkon me vrap për tek e ëma. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.