Majmuni me fytyrë “njeriu” në hall për të gjetur partnere

Një majmun, i cili ka një fytyrë gati-gati të ngjashme me njeriun po përballet me një situatë të vështirë. Sipas “Daily Mail”, për shkak të fytyrës së tij ndryshe, ai e ka të vështirë të gjejë partnere.

Kopshti zoologjik në Kinën lindore, po shpreson të gjejë një partnere për 19-vjeçarin, i cili ka qenë beqar gjatë gjithë jetës së tij.

Ndërkohë, ndjekësit në rrjetet sociale po çmenden pas këtij majmuni të veçantë. Dhjetëra mijëra njerëz kanë ardhur në kopshtin zoologjik për të parë majmunin me fytyrë njeriu, qëkur ai u bë i famshëm në internet. Ky majmun është sjellë në këtë kopsht në vitin 2002.