Majk publikon këngën me modelen serbe e cila bëri vetëvrasje (Foto/Video)

Majk sapo ka publikuar këngën e tij më të re, e cila vjen si befasi për fansat e tij.

Bëhet fjalë për projektin me titull “Chikita”, të cilit ia ka shoqëruar edhe videoklipin, kurse për tekstin dhe melodinë u përkujdes vetë reperi.

Modelja e cila shfaqet në spotin e ri të reperit Majk, është modele serbe e cila në mediat serbe ishte raportuar se ka bërë vetëvrasje, raporton Ballkani.info.

Ngjarja e rëndë e modeles Maria Çuriq kishte ndodhur pas inçizimit së skenave të këngës nga reperi Majk.

I kontaktuar nga Ballkani.info, reperi nga Kosova ishte shprehur se nuk i njeh personalisht vajzat por kishte kërkuar nga redaksia që t’ia dërgonte një foto se për cilën modele bëhet fjalë dhe të njejtën redaksia ia kishte përcjellur. Por pas kësaj, reperi Majk nuk është përgjigjur më në telefon për të komentuar fotografinë ku ai shihet me modelen. /Ballkani.info/

Foto ku shihet reperi me modelen:

Njoftimi i mediave serbe për vetvrasjen e modeles:

Kënga e re e reperit Majk, ku shihet edhe modelja: