Majk kalon ditën me fansin e tij me nevoja të veçanta
Dje ka qenë Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Veçanta.
E sot, reperi Majk ka zgjedhur që ditën ta kalojë me një ndjekës të tij me nevoja të tilla, shkruan Ballkani.info.
Ai në Instagram ka hedhur dy fotografi të cilave ua la një shkrim, një mesazh për gjithë prindërit, që duhet t’i duan fëmijët e tyre, pavarësisht se si duken ata.
“Ndalo një minut, merr frymë dhe mati fjalët tua që ua thua fëmijës sepse mbase ato fjalë do kenë efekt në jetën e tij në ditët e ardhshme. Bëni ata të ndihen që janë të veçantë dhe të vërtetë. Kaloni kohë me sepse dashuria e tyre do t’ua mbush zemrën plot” janë fjalët e tij lënë fotos./Ballkani.info/
https://www.instagram.com/p/Bq-mIJWg2rF/?utm_source=ig_web_copy_link