Ata dikur ishin çift.

Por, sot, Majk dhe Majlinda Zeka janë të ndarë ani pse janë prindër të një djali që quhet Roan, shkruan Ballkani.info.

Reperi ka hedhur sot në Instagram dy foto ku shihet bashkë me një djalë me nevoja të veçanta dhe fotove ia la një mesazh për prindërit që duhet të kalojnë kohë me fëmijët e tyre.

Këto fjalë të tij ka nxitur reagimin e publikut të cilët i thanë se duhet njëherë të kujdeset për djalin e tij, e pastaj për fëmijët tjerë.

Komentet e tilla e kanë revoltuar Majkun i cili i ka kthyer komentin një vajze, duke zbuluar një ‘sekret’ të madh.

Majk tha se është Majlinda ajo e cila nuk po e lejon reperin që ta shoh djalin e tij, pasi që ajo nuk e ka pranuar dot faktin se çifiti janë ndarë.

“Djalin tem nuk ma len me pa nana e vet veq pse jena nda edhe s’mundet me kuptu edhe marr ndarjen si process jetësor edhe si diqka qe u bo. Po Zoti osht i Madh vonon pak… po nuk harron…” janë ndër tjera fjalët e reperit.

Po ashtu Majk tha se është hera e fundit që jep shpjegime rreth jetës së tij private./Ballkani.info/