Mahnitëse! Ja si u ndërtua në pak ditë spitali i koronavirusit në Britani VIDEO

Filmime mahnitëse të përshpejtuara tregojnë se si qendra kombëtare e ekspozitave në Birmingham u shndërrua në një spital emergjence për pacientët me koronavirus në vetëm pak ditë.

Përfaqësuesi zyrtar i kryeministrit tha se ai do të kishte fillimisht 500 krevate për të trajtuar pacientët, por më pas kjo shifër do të shkonte në 2000.

I vendosur për tu hapur në 12 prill plotësisht, ai është spitali i dytë i ndërtuar në Britani për të trajtuar rastet me COVID-19, pasi stafi në spitalin Nightingale filloi të pranonte pacientë të martën.

Qendra të ngjashme, të quajtura gjithashtu spitale Nightingale, po ndërtohen në Manchester dhe Glasgou, sipas sekretarit të shëndetit Matt Hancock.