Magjistri i Gjeodezisë, Ymer Ratkoceri pjesë e garës për Kuvend Komunal në Lipjan

Ymer Ratkoceri i është bashkuar listës së kandidatëve për Kuvend Komunal të Komunës së Lipjanit.

Ymeri është magjistër i Gjeodezisë dhe ka kryer studimet në Tiranë.

Ai ka shkruar në Facebook se synimi i tij është vazhdimi i punëve të mira në Komunën e Lipjanit.

Ky është shkrimi i plotë i Ratkocerit në Facebook:

Miqtë e mi të dashur

Më është besuar një punë e madhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që bazament kryesor e ka shtetndërtimin.

Për t’i vazhduar punët e mira në Komunën e Lipjanit, do të jem pjesë e garës për Kuvend Komunal.

Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e ekipit të kryetarit kampion të Lipjanit, Imri Ahmeti.

Sigurisht, prioritet i përbashkët mbetet gjithmonë angazhimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Në kuadër të punëve të mira, do të angazhohem shumë në vazhdimësinë e realizimit të projekteve të rëndësishme në Komunën e Lipjanit.

Punë, Durim dhe Vizion. Na priftë e mbara! Imri Ahmeti +4 Ymer RATKOCERI nr.15