Maduro i drejtohet kombit: Mbetëm president (VIDEO)

Diktatori i Venezuelës, Nicolas Maduro i është drejtuar opinionit me rastin e trazirave në vend.

Presidenti i kontestuar i Venezuelës ka deklaruar se ka vendosur ta mbyll ambasadën dhe konzullatat në SHBA.

“Kam vendosur ta mbyll ambasadën dhe të gjitha konzullatat e Venezuelës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Maduro, transmeton Ballkani.info.

Ai ka thënë se deri të dielën, delegacionet amerikane duhet të largohen nga vendi.

Maduro ka thënë se pajtohet me qëndrimin e Meksikës dhe Uruguait se dialogu është i domosdoshëm. Ai ka shtuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga pozita e presidentit.

“Asnjëherë nuk do të heqë dorë nga obligimi ndaj atdheut, asnjëherë nuk do ta bëjë këtë”, ka thënë ai.

Të mërkurën në Karakas kanë nisur protesta masive kundër Maduros. Deri më tash raportohet se janë vrarë 26 demonstrues.

Kryetari i Parlamentit të Venezuelës, Juan Guaido të njëjtën ditë e ka shpallur vetën për president të përkohëshëm.

SHBA dhe vendet kryesore të Amerikës Latine e kanë pranuar Guaidon dhe kanë kërkuar nga Maduro që mos të lejoj dhunë ndaj opozitës.

Rusia, Kina dhe Turqia kanë dalë kundër presidentit të vetshpallur, ata e mbështesin Maduron. /Ballkani.info/