Mbretëresha e pop-it tha se mendoi që ishte grip shumë i keq, por ishte koronavirusi.
Madonna ka pohuar se ajo kishte koronavirusin, derisa ishte në turneun e saj botëror “Madame X”, i cili ishte anuluar për shkak se këngëtarja pësoi një dëmtim të gjurit.
Turneu përfundoi tre ditë para datës së planifikuar për ta përmbyllur, pasi edhe qeveria franceze njoftoi ndalimin e tubimeve të më shumë se 1.000 personave, për ta evituar përhapjen e COVID-19.
Pasi zbuloi se ishte pozitive për antitrupat e koronavirusit, Madonna në hyri në Instagram për të shpjeguar gjendjen shëndetësore të saj.
“Unë nuk jam e sëmurë aktualisht,” deklaroi Madonna, para se të shpjegonte: “Kur del pozitive në testet për antitrupa, kjo do të thotë që e kishe virusin, që ma bëri të qartë se e kisha pasi isha sëmurë në fund të turneut tim në Paris, mbi 7 javë më parë”, tha ajo.
Këngëtarja tha se bashkë me artistët e tjerë dhe valltarët e koncertit, menduan se kishin një grip shumë të keq.
Postimi erdhi pasi zbuloi ndihmën e saj në mbledhjen e parave për të gjetur një vaksinë për sëmundjen.
Ajo tha se COVID-19 nuk e kursen askënd “Nuk ka rëndësi se sa i pasur jeni, sa i famshëm jeni, sa qesharak jeni. Sa i zgjuar jeni, ku jetoni, sa vjeç jeni, cilat histori të mahnitshme mund të tregoni”.








