Madonna shpjegon se përse mban proteza në dhëmbë: I kam vërtet të shëmtuar

Mbretëresha e muzikës pop, e cila bëhet 64 vjeçare më 16 gusht, ka bërë së fundmi një paraqitje në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

“Sapo i mora këto proteza të reja”, tha ajo teksa po fliste për këtë pjesë me prezantuesin e njohur.

47-vjeçari filloi t’i jepte komplimente artistes duke i thënë se janë ‘vërtetë të bukur’.

“Është pothuajse ditëlindja ime, kështu që i bleva vetes një palë proteza”, tha biondja duke zbuluar se i ka dizajnuar vetë.

“Njerëzit kanë një problem me protezat e mia, nuk e di pse”, vazhdoi Madonna, duke thënë se ajo i mban ato për “dekada”.

“Më pëlqen mënyra se si duket – është si një bizhuteri për gojë – dhe unë kam dhëmbë vërtet të shëmtuar”, shpjegoi ajo.