Madonna rrëfen momentin që pothuajse ia rrënoi karrierën

Madonna e ka kujtuar problemin me veshjen që i kishte ndodhur në fillim të karrierës së saj, për të cilin menaxheri i kishte thënë se karriera e saj kishte mbaruar.

Mbretëresha e muzikës pop ka rrëfyer se momenti në fjalë ka ndodhur në ndarjen e parë të çmimeve të MTV në vitin 1984, ku ajo performoi hitin “Like A Virgin”.

“Po ecja nëpër shkallët shumë të pjerrëta të tortës së dasmës dhe arrita në fund dhe fillova të kërceja, kurse këpucët e bardha më ranë”, kujtoi Madonna gjatë një paraqitje të fundit në The Tonight Show me Jimmy Fallon.

“Po përpiqesha ta bëja këtë lëvizje të qetë, si zhytja, për një këpucë dhe ta bëja të dukej sikur ishte koreografi dhe rrobat e mia u kthyen lart, ndërsa të pasmet e mia dolën në pah. Mund ta imagjinosh?”, iu drejtua ajo nikoqirit të emisionit.

“Ishin ato ditët kur nuk guxonit të tregonit të pasmet nëse dëshironit të kishit një karrierë. Tash është e kundërta”, ka thënë me shaka diva.

Madonna ka bërë të ditur se gjithçka ishte një aksident dhe nuk e dinte se i shiheshin të pasmet.

“Mirëpo, kur u largova nga skena, menaxheri im më tha se karriera ime kishte mbaruar”, ka theksuar tutje 63-vjeçarja.

Pas performancës së saj solo në vitin 1981, Madonna u bë sensacion i menjëhershëm në industrinë e dominuar nga meshkujt. Më pas, ajo u bë e njohur si artistja më e shitur e të gjitha kohërave, me më shumë se 300 milionë disqe të shitura në mbarë botën.

Diva e muzikës është aktualisht në procesin e regjisë së filmit të saj biografik, me një datë të lëshimit të pakonfirmuar ende, ndërsa spekulohet se Julia Garner është zgjedhur ta luajë rolin e saj.