Madonna

Madonna relaksohet në një shëtitje me biçikletë përpara nisjes së turneut “Celebration”

Madonna dukej e relaksuar përpara turneut të saj botëror, ndërsa së fundmi u shërua nga një infeksion.

65 vjeçarja u shtrua në spital në qershor nga një infeksion i rëndë bakterial dhe kaloi disa ditë në spital.

Ajo u lirua nga spitali dhe u kujdes mjaft shumë për shëndetin në shtëpinë e saj në New York e rrethuar nga fëmijët.

Foto: Backgrid

Artistja e famshme u detyrua të shtyjë fillimin e turneut të saj botëror “Celebration”, i cili njëherësh shënon 40 vjet që nga publikimi i albumit të saj të parë.

Ikona e pop-it që atëherë ka riplanifikuar turneun, që do të nisë në O2 Arena në Londër këtë muaj, dhe ajo u pa e lumtur duke shëtitur me biçikletë nëpër qytetin e New Yorkut.

Foto: Backgrid

Krijuesja e hitit “Material Girl” ishte veshur sportive me një kapelë bejsbolli për të t’u fshehur, gjersa shijonte tejet shumë xhiron me biçikletë.

Ajo ndërkaq falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë për të.

Foto: Backgrid

E njëjta vlen të ceket se nuk zgjohej nga shtrati dhe kishte të vjella të pakontrolluara. 

Foto: Instagram