Madonna publikon video nga vaska dhe bën thirrje të qëndroni në shtëpi

Madonna nuk pyet për moshën.

Pop-ylli, Madonna njihet për paraqitjet provokuese, për të cilat asnjëherë nuk ndalet.

Së fundi, ajo ka postuar një video, teksa shfaqet nga vaska e mbuluar me petale trëndafilash, të cilët ia mbulonin edhe pjesët intime.

Me anë të kësaj videoje, Madonna tregoi se po qëndron e mbyllur në shtëpi, e njësoj propozon të veprojnë edhe të tjerët.

Koncertet e planifikuara nga Madonna janë pezulluar për një kohë të pacaktuar, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.