61-vjeçarja Madonna habiti me deklaratën e fundit.

Këngëtarja 61-vjeçare është aktualisht në turneun e saj në Madame X, ndërsa gjatë hapjes së koncertit të mërkurën tha me krenari se kurrë nuk ka qenë me një mashkull që e ka organin gjenital të vogël, shkruan DailyMail.

Madona ishte e martuar me regjisorin Guy Ritchie, 51 vjeç dhe Sean Penn, 59 vjeç dhe numëron lidhje dashurie me modelin portugez Kevin Sampaio, 31 vjeç, legjendën e Hollywood-it Warren Beatty, 82 vjeç dhe reperin Vanilla Ice, 52 vjeç.

Ajo pyeti audiencën “Çfarë e quani një burrë me organ gjenital të vogël?”.

Dhe më pas, sipas “TheSun” ajo shtoi “Përgjigja është, nuk do ta dija. Nuk kam qenë kurrë me një mashkull me organ gjenital të vogël. Ju e dini, madhësia ka rëndësi, mos pretendoni të kundërtën”.

Më pastaj, këngëtarja kishte rrëmbyer një birrë nga një person në audience.

Madonna të mërkurën rinisi koncertet e turnout, pasi kishte anuluar 10 të tilla për shkak të lëndimit.