Madonna e humb apelin në ankandin për artikujt e dhuruar

Madonna e ka humbur gjyqin e apelit për ta rikthyer një koleksion të kujtimeve intime dhe për t’i parandaluar ato që të dalin në shitje në ankand.

Superylli i popit ka luftuar me ish-mikeshën e saj, Darlene Lutz, për artikujt, ku përfshihet një letër e ndarjes e Tupac Shakur, një palë brekë sateni dhe një furçë që i përmban flokët e saj, por një gjykatës i cili e mbikëqyr rastin ka vendosur që konsulentja e artit ka të drejtë t’i shesë kujtimet meqë ato i takojnë asaj me të drejtë.

Avokati i Lutz, i cili punoi për këngëtaren nga viti 1981 deri në vitin 2003, thotë: “Gjyqi doli me një vendim absolutisht të drejtë. Prona është e znj. Lutz dhe ajo mund të bëjë me të çfarë të dojë.”

Artikujt tani pritet të dalin në ankandin e ardhshëm GottaHaveRockandRoll.com.