Madonna e feston Ditën e Falënderimeve me fëmijët e saj

Këngëtarja e njohur, Madonna, e ka mbledhur familjen e saj për Ditën e Falënderimeve.

64-vjeçarja festoi këtë vit me gjashtë fëmijët e saj, Lourdes Leon, 26, Rocco Ritchie, 22, David Banda, 17, Chifundo “Mercy” James, 16, dhe binjaket Stella dhe Estere, 10.

Këto momente të festës Madonna i ndau me ndjekësit e saj në rrjete sociale, në Instagram ajo shpërndau fotografi në të cilat dukeshin të lumtur të gjithë.

“Kjo është ajo për çfarë jam falënderuese”, ka qenë mbishkrimi nga Madonna, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.