MADHËSHTORE / Ilir Behlulit që vuan nga leukemia i sigurohet 150 mijë euro për shërim

Sot pas një pune të jashtëzakonshme të qytetarëve të Gjilanit, fondit të krijuar nga Elvis Naçi dhe falë njerzëve vullnetmirë gjithandej, shuma e kërkuar prej 150k euro për shërimin e shokut tonë, Ilirit është arritur.

Një falënderim i veçantë i shkon të gjithë atyre të cilët janë lajmëruar për të ndihmuar në bazë të mundësive të tyre, gjithashtu, një falënderim i jashtëzakonshëm shkon për Elvis Naçin, i cili, bashkë me Fondacionin Firdeus, mori përsipër trajtimin për shërimin e plotë të Ilir Behlulit.

Tani e tutje, na mbetet vetëm që të lutemi në emër të Zotit për shërimin e plotë të Ilirit dhe që t’i kthehet jetës normale.

Ilir – bëhu i fortë, ti do të ia dalësh!