“Made in China”, videoja që tregon se si autobusët elektrikë digjen në flakë gjatë karikimit

Një zjarr shkatërrues shpërtheu ndërsa po karikonte autobusët elektrik në Kinë.

Me sa duket ka pasur një mosfunksionim gjatë ngarkimit të baterisë, gjë që çoi në një shpërthim.

Brenda pak çastesh, autobusi që ishte duke u mbushur filloi të digjej.

Disa autobusë u dogjën plotësisht

Nuk vonoi shumë dhe zjarri u përhap në autobusët elektrikë të parkuar pranë tij.

Brenda pak minutash, 4 autobusë u dogjën pothuajse tërësisht. Brigada e zjarrfikësve, e cila arriti shpejt, nuk mund ta parandalonte atë.

Incidenti mund të shihet në një video mbikëqyrjeje që u shpërnda, ndër të tjera, nga llogaria në Twitter e mediumit shtetëror kinez “People Daily, China”.

Incidenti ndodhi më 15 maj në qytetin jugor kinez të Baise në Provincën Guangxi dhe thuhet se askush nuk u lëndua.